75 Mall Live Search
14:28 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

Çfarë derbi, brenda 20 minutave, Ballkani shënon, Munishi përjashtohet, Drita skuqet

Derbi i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani-Drita ka filluar vrullshëm.

Ballkani ka kaluar në epërsi me golin e Mirlind Dakut në fillim të takimit.

Menjëherë pas kësaj, Ismet Munishi është përjashtuar pas protestave të vazhdueshme ndaj gjyqtarëve.

Në aksionin e radhës, Drita ka mbetur me një futbollist më pak.

Blakqori si lojtar i fundit ka bërë një ndërhyrje të palejueshme duke u përjashtuar nga ndeshja./Indeksonline/