75 Mall Live Search
22:41 / E Enjte, 22 Maj 2025 / Z S

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Një fotografi e kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në basketboll ka ngjallë reagime të shumta.

Kurti e Hamza u panë duke biseduar së bashku.

Por, sipas deputetes së LVV-së, Arjeta Fejza e cila ishte në atë ngjarje, në atë takim nuk është disktuar asgjë lidhur me situatën politike apo ndonjë bashkëpunimi ndërmjet LVV-së dhe PDK-së.

Ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se qëndrimi i LVV-së sa i përket bashkëpunimit me PDK-në nuk ka ndryshuar.

“Diskutimi ka qenë për lojën, besoj që është krejt e natyrshme të ketë një komunikim normal edhe të jenë prezentë. Një takim që nuk është i pari nga aktivitetet e nivelit qendror dhe lokal. Arsyeja pse po komentohet veçanërisht kjo fotografi është për shkak të situatës politike dhe e pozicionin LVV-në me qëndrim të qartë në raport me bashkëpunimin me PDK-në, pra e kemi sqarua. Nuk ka ndryshim në këtë drejtim por kjo nuk do të thotë se nuk mund të flasim nëse takohemi në një aktivitet”, ka thënë Fejza./Indeksonline/