Çfarë dite e madhe sportive është nesër, 100% shqip, nga mëngjesi deri në gjumë

E shtuna e nesërme është paralajmëruar të jetë me shi dhe rënie të temperaturave. Por, koncentrimi duhet të jetë nesër në sport dhe do të ndjeheni më të ngrohur.
Nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes adrenalina sportive, 100% shqip, do iu mbajë në disponim.
Kosova U17 luan që në mëngjes në orën 11:00 të paradites ndaj Sllovenisë në kualifikimet për Evropian, shkruan Indeksonline.
Nga ora 16:00, grupmoshat U19 të Kosovës përballen me Gjeorgjinë në udhëtim në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Emocionet do të rriten në maksimum kur yjet e Kosovës luajn në udhëtim te Suedia nga ora 18:00, për kualifikimet në Botëror.
Një pauzë e shkurtër dhe adrenalina sportive vazhdon me përballjen e Shqipërisë në udhëtim te Hungaria, në kuadër të kualifikimeve për Botëror.
Pas orës 22:00, Haxhi Krasniqi pritet të dal në ring më revanshin për titullin botëror të peshave të rënda IBO./Indeksonline/