75 Mall Live Search
21:47 / E Diele, 07 Shtator 2025 / AR

Çfarë ditëlindje! Surpriza e Luanes kushtoi mbi 75-mijë euro

Prej disa ditësh, kryetemë e medias rozë janë befasitë që i kanë rikthyer prezantueses Luana Vjollca epitetin “vajza e luleve”, ashtu si dikur kur mbushte faqet e gazetave çdo javë.

Gjithçka nisi me 10 mijë trëndafilë në vilën në jug të Shqipërisë ku festonte ditëlindjen e 34-të, pranë njerëzve më të afërt.

Por befasitë nuk përfunduan këtu. Në rezidencën e saj në Tiranë, e gjithë hyrja gjashtë katëshe u mbush me trëndafilë në tokë dhe buqeta në çdo cep. Ka qenë lulishtja që e ka zbuluar numrin e hatashëm të trëndafilëve: plot 30 mijë të tillë.

E sa është kjo shifër përkthyer në kosto?

Me çmim pakice, një trëndafil kushton rreth 5 euro në tregun shqiptar, ndërsa me shumicë, kjo shifër mund të zbresë deri në 2.5 euro.

Me një përllogaritje të thjeshtë, kjo befasi ka kosto prej rreth 75 mijë eurosh, pa llogaritur magazinimin dhe transportin. Kureshtja është e madhe kush qëndron prapa, por për pamjet virale rrjeti është ndarë në mes: disa e shohin të tepruar dhe tendencë për vëmendje, ndërsa të tjerë kritikat ndaj moderatores i quajnë shenjë zilie.

Mendimi juaj cili është?