75 Mall Live Search
17:58 / E Premte, 21 Shkurt 2025 / MSH

“Çfarë do të bënte Albin Kurti në vend të Hashim Thaçit në vitin 2008?”

Shkruan: Shkodran Ramdani

Çfarë do të bënte Albin Kurti në vend të Hashim Thaçit në vitin 2008?

Në vitin 2007 LDK ishte në trend të rënies së lirë me 22%, kurse PDK ishte në trend të rritjes rapide në 34%.

Sidoqoftë, këto parti nuk humbën kohë dhe shumë shpejt bën koalicionin, që pak javë më vonë edhe do ta shpallte pavarësinë e vendit.

Po të kishte qenë Albin Kurti në vend të Thaçit, do të mundohej që me çdo kusht ta shfrytëzonte pozitën e dobët të LDK-së dhe do ta dërgonte vendin edhe njëherë në zgjedhje, duke e akuzuar LDK-në si sabotuese të shpalljes së pavarësisë.

Me këtë rast, Kosova kish humb në kohë, por çfarë rëndësie do të kishte kjo për Vetëvendosjen nëse do t’i merrte 51% të votave?!

Jam i sigurt se Thaçi e ka pasë në dorë këtë kartë. LDK ka qenë shumë e dobët dhe Thaçi do ta zvogëlonte edhe më shumë në rast se interesi i tij partiak e jo interesi shtetëror do të ishte prioritet.

Kështu, në fund Thaçi nuk e luajti këtë kartë sepse, përtej të metave jo të pakta të tij si politikan, ai ka ditë të bashkëpunojë e të arrijë konsensus nga çfarëdo pozicioni politik:

1) Si udhëheqës i Delegacionit të Kosovës në Rambuje

2) Si opozitar në Ekipin e Unitetit në Vjenë.

3) Si Kryeministër në fazën e fundit të procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës

Fatmirësisht, Kosova në atë kohë ka pasë lidership të përgjegjshëm që ka menduar para së gjithash për interesin shtetëror e pastaj për interesin partiak.