Çfarë do të ndodhë me Higuain e Pulisic te Chelsea pas dënimit nga FIFA
Chelsea e ka marrë sot lajmin më të hidhur kohëve të fundit. FIFA e ka dënuar skuadrën londineze me bllokadë transferesh në dy afatet e ardhshme kalimtare.
Kjo do të thotë se Chelsea nuk do të mund të blejë Gonzalo Higuain në verë, në rast se binden nga cilësitë e tij.
Por, situatë më ndryshe është tek rasti Pulisic. Futbollisti amerikan do të jetë lojtar i Chelseat ngase marrëveshja është arritur para se FIFA të jap dënimin.
Skuadra e Abramovich do të ketë telashe të tjera në huazimin e futbollistëve, kur kihet parasysh se është ekipi me më së shumti futbollistë të huazuar./Indeksonline/