Çfarë do të ndodhë me LDK-në? Stagnim në kuotën e tanishme, rënie e mëtejme apo ngritje!

Dr. Azem Hajdari
Rezultati i zgjedhjeve të fundit të zhvilluara në Kosovë ishte fatal për LDK-në, por jo edhe pa efekte të dëmshme për vendin. Ky fakt, si i tillë po shihet e diskutohet (me të drejtë) jo vetëm nga anëtarësia e LDK-së, por edhe nga individë neutral dhe shumë të tjerë që mund të kenë pasur simpati apo dhe antipati për këtë parti politike.
Përballë një rezultati të tillë të zgjedhjeve shtrohet si nevojë imediate që LDK të përfshihet nga një proces i thellë reformash, të atilla që do të shtriheshim përveç në raport me një rishikim që duhet bërë disa nga akteve të brendshme, sidomos në raport me figurat që do tu jepej përgjegjësia për drejtimin e saj. Vështruar në këtë aspekt, përgjigja në pyetjen e parashtruar në titullin e këtij shkrimi konsideroj të varet nga qasja që LDK do të marrë në raport me këto çështje:
1. Plotësimi e ndryshimi i Statutit dhe rregulloreve përkatëse.- LDK duhet ti rreket me urgjencë ndryshimit dhe plotësimit të akteve respektive dhe ai duhet të fokusohet, përveç tjerash, në disa nga aspektet e mënyrës e zgjedhjes së organeve drejtuese, eliminimin e pozitave të shumëfishta, kufizimin e mandateve (jo më shumë se dy herë në të njëjtën pozitë) etj. Këto ndryshme e plotësime shihet e nevojshme të jenë të thella, të atilla që hapin mundësi të adresimit, ndarjes e shpërndarjes së përgjegjësive.
2. Vendosja e kritereve të qarta, të matshme dhe të avancuara të zgjedhjes së personaliteteve drejtuese të LDK-së.- Këtu mendohet në kritere për zgjedhjen e kryetarëve e anëtarëve të kryesive të nëndegëve, degëve e sidomos të Kryetarit të LDK- së, Kryesisë Qendrore të LDK-së, Këshillit të Përgjithshëm dhe Kuvendit të LDK-së.
Vështruar në këtë aspekt, sidomos kur është në pyetje Kryetari i LDK-së dhe Kryesia e LDK-së është imediate që kriteret kuçe të jenë ato që ndërlidhen me fuqinë intelektuale- akademike, njerëzore, morale (kandidat i hapur për çdo lloj debati dhe jo-hakmarrës) etj., të kandidatëve.
3. Shmangia e çdo qasje përjashtuese në lidhje me kandidaturat që dëshirojnë të përfshihen në zgjedhje.- Këtu kryesisht e është fjala për ato kandidatura që kanë ambicie të garojnë për Kryetar të LDK-së e që gëzojnë përkrahje të gjerë në anëtarësinë e LDK-së dhe në popull përgjithësisht. Unë personalisht jam për premisën "Kur votuesi të beson, besimin duhet dhënë edhe mekanizmat relevantë partiakë”.
4. Krijimi i kushteve dhe atmosferës për zgjedhje të mirëfillta demokratike.- Në këtë rast mendohet në zhvillimin të zgjedhjeve pa presione, të atilla që hapin shtigje për përfshirje në to të anëtarësisë së gjerë të LDK-së. Është mirë të shmangen disa nga praktikat e viteve të fundit të zhvillimit të zgjedhjeve në nivel të disa nëndegëve e degëve me pjesëmarrje në zgjedhje vetëm të njerëzve lojal të disa figurave kyçe dhe të familjarëve të tyre, të atilla që mundësojnë zgjedhjen e drejtuesve të komprometuar.
5. Shpallja e zgjedhjeve sa më parë që është e mundshme, duke lënë kohë të mjaftueshme për përgatitje, zhvillim e përfundim të tyre.- Vështruar në këtë aspekt, konsiderohet e rëndësishme që të zhvillohet një fushatë informuese dhe motivuese për pjesëmarrje sa më të gjerë në zgjedhje të anëtarësisë së LDK-së. Kjo aq më tepër duke pasur parasysh faktin se Kosova tashme gjendet në prag të zhvillimit të zgjedhjeve lokale.
Nëse LDK në raport me këto çështje nuk ndërmerr asnjë veprim të nevojshëm ajo do të mund të mund të vazhdoj tutje në tatë – pjesëzën e filluar, në rast se ajo ndërmerr disa veprime sipërfaqësore e të kamufluara është e pritshme të vendnumëroj, kurse nëse në lidhje me to ndërmerren veprimet e duhura është e pritshme tendenca e rritjes dhe e rikthimit gradual të sajë në nivelin e fuqisë kryesore politike në vend.