10:42 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Çfarë do të ndodhë me Paul Pogban para se afati kalimtar veror të mbyllet këtë javë?

E ardhmja e Paul Pogbas do të qartësohet në ditët e ardhshme kur agjenti i tij do të udhëtojë në Mançester, shkruan IndeksOnline.

Mino Raiola pritet të mbajë bisedime me drejtuesit e Manchester Unitedit dhe ka gjasa që francezi të transfeorhet te Barcelona për shumën e 100 milionë funteve.

Pogba ka dështuar ta japë më të mirën nën urdhrat e Jose Mourinhos në ”Old Trafford” – por, paraqitjet e tij në Kupën e Botës me Francën kanë qenë impresive.

Mourinho ka qenë mjaft i frustruar kohëve të fundit për ngecjen e investimeve të klubit në këtë afat kalimtar dhe Man Unitedi tashmë duhet të fillojë të mendojë edhe për zëvendësuesin e Pogbas.

Anthony Martial pritet të largohet para se afati kalimtar veror të mbyllet të enjten dhe mund t’i bashkohet Chelseat në një marrëveshje shkëmbimi me Willian.

Man Unitedi nga ana tjetër është pranë transferimit të mbrojtësit të Tottenhamit, Toby Alderweireld për 60 milionë funte.

Manchester Unitedi do ta fillojë sezonin e ri në Premier League përballë Leicester Cityt të premten./IndeksOnline/