Çfarë do të ndodhë nesër në “Love Island”? Luana zbulon surprizën e madhe për një nga konkurrentët

Puntata e nesërme e ‘Love Island’ nën drejtimin dhe moderimin e Luana Vjollcës premton të jetë plot surpriza.
Vetë moderatorja ka ndarë disa detaje teksa bënte provat gjenerale për spektaklin e së dielës.
Luana tha se një nga ishullorët do të ketë një surprizë nga familjarët, por nuk na zbuloi më shumë detaje.
Tani na mbetet të presim me padurim spektaklin për të zbuluar se si do të rrjedhin ngjarjet në ishullin e dashurisë.