Çfarë do të ndodhë pas ankesave të kandidatëve për deputetë? PZAP jep detaje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, njofton se brenda afatit ligjor prej 72 orësh, do të vendosë lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatët për deputetë të subjekteve politike, kundër vendimit të KQZ-së nr. 860 të 04.03.2021 me të cilin vendim në orën 11:25 ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura më 14 shkurt 2021.
PZAP-ja për përfundimin e vendimmarrjes meritore lidhur me këto apele sot rreth orës 13:00 do t’i njoftojë mediat dhe opinionin publik përmes një njoftimi, i cili do të publikohet në faqen zyrtare dhe Facebook të PZAP-së.
Kandidatet, të cilët kanë apeluar vendimet e KQZ-së në PZAP, do të njoftohen me kohë për vendimet lidhur me apelet e parashtruara dhe kundër vendimeve të PZAP-së mund të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda afatit ligjor prej 24 orësh nga momenti i njoftimit te tyre për vendimet, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës ka për obligim që të marrë vendime lidhur më ankesat brenda afatit ligjor prej 72 orësh nga momenti i paraqitjes së tyre në gjykatë.
Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë përfundimtare.