17:48 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Çfarë domethënie kanë këto logo të famshme?

Logotë identifikojnë një kompani. Sa më kreative të jetë logoja, aq më shumë do të tërheq syrin e klientëve.

Por a keni menduar se çfarë domethënie kanë ato? Çfarë kanë menduar dizajnerët kur i kanë bërë ato?

Më poshtë mund t’i shihni domethënien e disa logove të famshme.

“Beats by Dre”

Sa do e thjeshtë që duket, logoja e kësaj kompanie është shumë kreative. Shkronja ‘B” në logo krijon imazh abstrakt të një personi duke dëgjuar muzikë me dëgjuese.

“FedEx”

Në shikim të parë duket vetëm emri i kompanisë por brenda logos ka diçka që nuk e keni vërejtur asnjëherë. Tek hapësira mes shkronjës “E” dhe “X” krijohet një shigjetë që reflekton dinamikën e punës që ka kjo kompani.

“Amazon”

Pa dyshim është ndër kompanitë më të fuqishme në botë. Logoja e kësaj kompanie ka diçka interesante. Shigjeta që krijon një formë të buzëqeshjes nga shkronja “A” tek “Z” tregon se në këtë vend mund të blesh çdo gjë nga shkronja “A” deri në “Z”.

“CIA”

Agjencia e Inteligjencës Amerikane ka një logo që përmban tre simbole. Simbol i shqiponjës simbolizon Amerikën, mburoja simbolizon mbrojtjen kurse shenja brenda mburojës tregon se ata gjendën në çdo drejtim.

“Porsche”

Logoja është e bazuar në stemën e qytetit gjerman Stuttgart, ku “Porsche” ka selinë. Kali në qendër simbolizon po ashtu qytetin, i cili daton nga viti 950. Stuttgart fillimisht ishte vetëm një fermë.

“Toblerone”

A e keni shikuar me kujdes ndonjëherë logon? Imazhi malor brenda logos përfaqëson qytetin e Bernës, qytet zviceran në të cilin vend është prodhuar për herë të parë kjo çokolatë.

“Lamborghini”

Ishte krijuar nga Ferruccio Lamborghini. Krijuesi e vendosi demin në qendër të logos pasi ishte i fiksuar pas ndeshjeve të demave./Indeksonline/