Çfarë Drenice, fiton ndaj Prishtinës me përmbysje rezultati

Drenica ka arritur fitore të rëndësishme në ndeshjen e xhiros së tetë në Albi mall Superligën e Kosovës.
”Shqiponjat e Zeza” mposhtën Prishtinën me rezultat 2-1, me një përmbysje të shpejt, shkruan IndeksOnline.
Genc Hamiti kaloi Prishtinën në epërsi me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 48-të.
Drenica nuk u dorëzua nga pësimi i këtij goli, dhe arriti ta përmbys rezultatin për vetëm 8-të minuta.
Zenel Gavazaj barazoi rezultatin në minutën e 77-të, ndërsa, Armend Abazi, shënoi golin e fitorës në të 85-tin minutë.
Abazi u tregua i sakt nga penalltia.
Me këtë fitore Drenica është ngritur në pozitën e katërt në tabel me 11-pikë, aq sa ka edhe Prishtina e cila renditet në vendin e tretë./IndeksOnline/