18:38 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / MSH

Çfarë duhet të bëni në raste tërmeti?

Dy tërmete vdekjeprurëse goditën Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës, duke shkaktuar deri më tani 5500viktima, ndësa sot nga një termet tjeter është goditur edhe Greqia.

Por, në kësi rastesh lindin shumë pyetje në lidhje me atë se çfarë duhet të bëjmë ne në rastin kur bie tërmet, si gjatë ashtu edhe pas goditjes.

Çfarë duhet të bëjmë gjatë një tërmeti?
Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës
Duhet të kini kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si xhama ,mobilie etj
Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen
Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar
Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit
Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme.

Këshilla për ta përballuar një termet të mundshëm:
Përgatitni shtëpinë tuaj,
Caktoni një kontakt urgjence,
Praktikoni,
Shmangni dritaret,
Qëndroni aty ku jeni deri sa të pushojnë lëkundjet,
Mos hipni në ashensor,
Pas tërmetit të parë, prisni pasgoditjet,
Dilni jashtë,
Nëse keni ngecur, bëni kujdes deri sa t’ju vijnë t’ju shpëtojnë,
Monitoroni lajmet,
Shmangni kryerjen e telefonatave.