21:51 / E Diele, 03 Prill 2022 / AR

Çfarë duhet të bëni nëse jeni të pakënaqur me jetën seksuale?

Është e mrekullueshme kur ka një ‘magji’ mes partnerëve, por pak njerëzve u duket e çuditshme që ndonjëherë diçka në seks nuk shkon mirë. Ndoshta ndiheni fajtor se jeni shumë i lodhur për të bërë dashuri? Ose thjesht nuk ju pëlqen më rutina e seksit me të cilën jeni mësuar.

Cilado qoftë arsyeja e pakënaqësisë seksuale, seksologët pohojnë se është e mundur të kapërceni pengesat dhe të shijoni sërish seksin. Gjëja e parë që duhet të bëni është të pranoni faktin se ndjenja të tilla janë krejtësisht normale dhe shumë të zakonshme.

Mos e fajësoni partnerin tuaj

Edhe pse ndiheni të frustruar për seksin, nuk duhet të fajësoni partnerin për të. Me këtë nuk do të arrini asgjë të mirë. Në vend që të fajësoni partnerin tuaj, flisni me të për mënyrën se si ndiheni. Përshkruani atij ndjenjat tuaja. Flisni se çfarë lloj seksi do të dëshironit.

Prekni njëri-tjetrin

Ajo që nënkuptohet këtu nuk është prekje seksuale, por sensuale. Nëse e hiqni seksin nga lista juaj, do të ndjeni shumë më pak presion dhe do të keni një dëshirë më të madhe për të përqafuar të dashurin tuaj. Prekjet e buta që nuk çojnë në seks, mund të jenë vërtet të këndshme dhe efektive.

Shtoni lodra

Një problem te femrat është mungesa e orgazmës. Por nuk duhet të shqetësoheni kur ka lodra që mund t’ju ndihmojnë. Mos u shqetësoni për partnerin tuaj dhe ai do të jetë i kënaqur.

Eliminoni stresin

Stresi është një nga shkaqet më të zakonshme të libidos së ulët. Dhe duke qenë se nuk ka pothuajse asnjë person në shoqërinë moderne që nuk është nën stres, është e pashmangshme që kjo të ketë pasoja për seksin. Një darkë romantike, përkëdheljet me një film të preferuar, qirinj aromatikë dhe një banjë e ngrohtë mund t’ju ndihmojnë shumë të largoni stresin dhe të shijoni një seks të mrekullueshëm.