Çfarë duhet të dinë tifozët e West Hamit për Albian Ajetin
West Hami ka kompletuar transferimin e sulmuesit Albian Ajeti nga Baseli për shumën e tetë milionë funteve.
Ajeti është një opsion tjetër për sulmin e Manuel Pellegrit, derisa trajneri kilian kishte transferuar edhe Sebastian Haller këtë verë.
West Hami kishte larguar sulmuesit Andy Carroll, Marko Arnautovic si dhe Lucas Perez gjatë kësaj vere, për të sjellë emra të rinj.
Por, tani, Ajeti ka arritur në skuadrën londineze me objektiva të mëdha.
Dhe pyetja e shumë tifozëve të West Hamit është – kush është Albian Ajeti?
Prejardhja e tij
Ajeti është lindur në Basel, por shtetësia e tij është zvicerane.
Por, prindërit e tij janë shqiptarë që e lejon 22-vjeçarin të luajë për Zvicrën apo Shqipërinë në nivel ndërkombëtar.
Për tifozët e West Hamit pozitiv është fakti se ai luan në Përfaqësuesen e Zvicrës e cila renditet në vendin e 11-të në ranglistën botërore, dhe jo te Shqipëria që zë vetëm vendin e 64-t.
Debutimi i Ajetit për helvetikët
Ajeti debutoi në nivel ndërkombëtar në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Islandës në shtatorin e vitit të kaluar.
Ai u inkuadrua në lojë në vend të Breel Embolos dhe arriti të lë gjurmë duke shënuar gol në debutim.
Ajeti mbetet pjesë kruciale e skuadrës së Zvicrës, derisa ishte në bankën rezervë në ndeshjen kundër Portugalisë së fundmi.
Shqisa e të shënuarit
Edicioni 2017/2018 nuk e gjeti Ajetin në nivele të larta. Ai ishte i huazuar në St Gallen ku shënoi vetëm tre gola.
Më pas ai u kthye në Basel, ku arriti ta përfundojë 17 gola në edicionin e kaluar.
Futbolli, traditë familjare
Albian Ajeti nuk është futbollisti i vetëm në familjen e tij.
Edhe vëllezërit Arlindi dhe Adoni janë futbollistë.
Arlindi luan në Grasshoppers dhe ka zgjedhur ta përfaqësojë Shqipërinë.
Adonisi luan në St Gallen, por ende nuk ka zgjedhur se kë ta përfaqësojë