14:15 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Çfarë duhet të konsumoni sipas formës tuaj trupore

Të gjitha llojet e trupit janë unike dhe të bukur, por a keni menduar ndonjëherë pse njerëzit ruajnë yndyrë në zona të caktuara të trupit të tyre?

Disa gra kanë tendencë për të tuar peshë rreth belit të tyre, të tjerë rreth vitheve dhe kofshëve të tyre.

Ne të gjithë kemi “zonat tona problematike” dhe çështjet e humbjes së peshës që bazohen në llojin tonë të trupit.

Megjithatë dhe ushqimi luan një rol të rëndësishme në ruajtjen e peshës dhe punimin në mënyrë natyrale me zonat tona problematike

1-Forma katrore: Kjo formë e trupit karakterizohet me ka vithe të ngushta dhe një bel të paformuar. Edhe pse ju keni më pak të ngjarë të toni peshë, duhet të inkorporoni ushqime me yndyrna të shëndetshme si avokado, bajame, salmon etj. dhe proteinat e bazuara në bimë në dietën tuaj. Mos harroni se pa marrë parasysh se sa i hollë jeni, është ende e rëndësishme të ndiqni një dietë të shëndetshme. Pra sigurohuni që mos hani shumë ëmbëlsira dhe fast food.

2-Forma e mollës: Ky është lloji i trupit që tenton ta tojë peshën në zonën e belit dhe barkut. Prandaj, dieta perfekte për ju është të hani nga pak dhe shpesh. Hani gjashtë herë në ditë por në sasi të vogla. Konsumoni ushqime të pasura me bra, fruta, perime, vitaminë C dhe bulmet me yndyrë të ulët. Hani kos pasi ndihmojnë në rregullimin e tretjes suaj. Ju duhet të shmangni ushqimet që gjenerojnë gazra, fryrje si buka, fast food dhe disa perime të caktuara si brokoli, lulelakër etj.