75 Mall Live Search
22:00 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / AR

Çfarë e bën Eddie Murphy-n mentorin më të veçantë për Pete Davidson?

Pete Davidson ka gjithmonë një mik të besueshëm si Eddie Murphy. Në një intervistë ekskluzive për PEOPLE, komediani dhe aktori 31-vjeçar ka ndarë disa fjalë zemre për Murphy, 64 vjeç, duke e përshkruar atë si një njeri që mund të mbështetet, por edhe dikë me të cilin ndan shumë ngjashmëri.

Davidson shprehet se ka qenë fans i Murphy që kur ishte fëmijë. “Kam qenë fan i Eddie Murphy që kur isha pesë, gjashtë vjeç, kur mama ime më bleu ‘Delirious’ nga FYE,” thotë ai, duke treguar se si një “gabim” i thjeshtë i nënës e bëri që ai të dashurohej me komedinë stand-up.

Të dy, Davidson dhe Murphy, kanë një histori të përbashkët, pasi të dy kanë qenë pjesë e “Saturday Night Live”, një platformë që ka lansuar karrierat e tyre në aktrim dhe komedi. Davidson u bashkua me SNL në moshën 20-vjeçare dhe qëndroi në shou për tetë sezone, nga 2014 deri në 2022, ndërsa Murphy nisi karrierën në SNL në moshën 19 vjeç, duke qëndruar atje për pesë sezone, nga 1980 deri në 1984.

Davidson thekson se ajo që e bën të veçantë Eddie është se ata të dy ishin disa nga anëtarët më të rinj të kastit të SNL. “Dhe kemi shumë ngjashmëri edhe në jetën tonë personale. Të dy e humbëm babain kur ishim të rinj… dhe ky ishte një prej shkaktarëve që ne u futëm në komedi,” thotë ai.

Davidson e pranon se është shumë me fat që ka mundësinë të marrë këshilla nga dikush që ka kaluar përvoja të ngjashme dhe që e kupton plotësisht atë që po kalon.