20:00 / E Martë, 19 Korrik 2022 / AR

Çfarë e emocionoj Arilenën në festën e ditëlindjes?

Dy ditë më parë, këngëtarja shqiptare, Arilena Ara ka festuar ditëlindjen.

Për këtë datë të veçantë, të afërmit u kujdesën t’ia shndërrojnë në një ditë të paharruar.

Duke postuar disa imazhe e një video nga festa e ditëlindjes shkroi se ka lotuar nga gëzimi për çdo dedikim që ia kanë bërë për ditëlindje.

“48 orë festë ditëlindje nga Tirana në Los Angeles! 🎉 Kam lotuar nga gëzimi me çdo video, mesazh dhe urim tuajin! Pafund dashuri, ma keni mbushuar zemrën. Faleminderit!”, shkroi Ara./Indeksonline/