20:28 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Çfarë e lidh me Shqipërinë? Mario Ballotelli publikon fotografi nga protesta e djeshme në Tiranë

Protesta e mbajtur dje në Tiranë kundër dhunimit dhe abuzimit të fëmijëve ka bërë bujë të madhe dhe të shumtë ishin pjesëmarrësit.

Në këtë protestë morën pjesë edhe emrat të njohur dhe figura publike shqiptare duke mbajtur mbishkrime të ndryshme kundër dhunës.

E ky marshim në rrugët e kryeqytetit shqiptar ka marr vëmendjen edhe të një prej futbollistëve më të njohur në botë, Mario Balotelli.

Futbollisti italian ka shpërndarë fotografinë e moderatores Dojna Mema e cila ishte dje në mesin e protestuesve .

“Thuaj jo çdo lloj dhune!!!”, ka shkruar Balotelli sipër fotografisë së postuar, duke treguar kështu mbështetjen e tij për çdo lloj abuzimi gjinor apo racor.

Kujtojmë që kjo protestë erdhi pas përdhunimi të një vajze 15 vjeçare nga një 65 vjeçar./Indeksonline/