Çfarë është “Europa Conference League”?

Një garë e re Evropiane po vjen për tifozët e futbollit.
Fjala është për “Europa Conference League”, që do të mbahet në vitin 2022, shkruan IndeksOnline
Finalja e këtij kompeticioni do të mbahet në Tiranë të Shqipërisë, përkatësisht në stadiumin, “Air Albania”.
Një skuadër nga pesë ligat më të mëdha do të jetë prezente, skuadra nga Spanja, Anglia, Gjermania, Italia dhe Franca. Skuadrat që kualifikohen në këtë garë janë skuadra që zënë vendin e gjashtë në tabelë në këto pesë liga.
Conference League do ketë total 184 skuadra, nga 55 federata dhe 46 klube që do vijnë nga diskualifikimi nga Liga e Kampionëve dhe Europa League.
Kjo ka për qëllim që të ulë numrin e skuadrave pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve dhe në Europa League.
Finalja e turneut do zhvillohet në Tiranë me 25 maj 2022, me 22 mijë spektatore.
Fituesi përveç fitimit të parave, do kualifikohet automatikisht për Europa League.