75 Mall Live Search
23:28 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / Burim

Çfarë është kolesteroli dhe cili është roli i tij në shkaktimin e dhimbjes gjoksore dhe infarktit te muskulit te zemrës ?

Historia e yndyrave ne trupin e njeriu ka filluar në 1769 kur Mjeku Francez Francoise Poulletier de la Sale izoloi nje substance nga guret e tëmthit dhe e quajti “matiere zoolique”=substancë zologjike (nga kafshet).

     Më 1784 Kimisti Francez Joseph Louis Proust i cili punonte me gurët e tëmthit e quajti substancën që izoloi “Cholesterine”.

     Me 1816 Kimisti Francez Michel Eugene Chevereul përdori termin “Cholesterol”.

    Emri “Cholesterol” vjen nga Greqishtja: Chole~leng i tëmthit dhe Stereos~ i fortë duke patur parasysh që u gjet në gurët e tëmthit.

    Pra Kolesteroli është përbërësi kryesor i gurëve të tëmthit kur ne marrim më shumë se sa duhet me ushqime, ose kur fshikëza tëmthit  nuk funksionon mirë dhe nuk zbrazet plotësisht, ose kur mëlçia krijon me shume kolesterol se sa mund te tretet ne lengun biliar(te prodhuar nga mëlçia).

    Mëlçia përdor kolesterolin te prodhojë acidet biliare (kripra që shkojnë ne tëmth) të cilat ndikojnë në tretjen e yndyrave, ne zorret e holla, përfshi kolesterolin dhe ne largimin e mbetjeve qe krijohen gjate tretjes.

    Kolesteroli ka efekteve pozitive ne organizem si pjese e membranes qelizore, prodhimin e hormoneve te gjendres mbiveshkore, hormonet steroide, dhe prodhimit te

vitamines D.

    Por Kolesteroli eshte i demshem gjithashtu duke marre pjese ne formimin e pllakes aterosklerotike ne arteriet e zemres dhe trurit, e cila ka ne perberje edhe kalçium dhe qeliza inflamatore, fibrinen nje substance mpiksëse qe vjen nga gjaku, mbeturina qelizash te demtuara, qelza nga demtimi i qelzave te arterieve.

     Kjo pllake krijohet brenda arterieve te zemres dhe te gjithe organizmit dhe kur shkeputet formon trombin (mpiksjen) qe blloko kalimin e gjakut ne arteriet koronare apo te trurit dhe jep infarkt te zemres apo ishemi cerebrale( trunore). Yndyrat ne pergjithesi jane te demshme kur jane mbi normat e lejuara ne gjak.

    LDL kolesterol~ një lipoproteine me densitet te ulet, perdoret nga mëlçia për të transportuar kolesterolin duke çuar ate ne indet e trupit, por kur ajo eshte mbi norme eshte e demshme sepse çon më shumë kolesterol ne inde. Kjo quhet LDL- kolesterol i keq.

    HDL-kolesterol~ nje lipoproteine me densitet te larte e largon kolesterolin nga indet, per ta eleminuar jashte organizmit, prandaj quhet e mire.

Kur yndyrat oksidohen ato kane aftesi te madhe aterogenike( te shkaktojne formimin e pllakes aterosklerotike).

Po çfare jane oksidantet ?

Oksidant eshte nje substance ne nje reaksion kimik qe largon  nje ose disa elektrone nga nje substance tjeter gjate nje raksioni oksido-reduktimi.   

Duhet te theksojme se yndyrat e oksiduara jane me te demshme se ato te paoksiduara dhe kjo ndodh nga vprimi i oksidanteve.

     Oksidantet quhen ndryshe radikale te lira te cilet jane molekula te paqendruedhme dhe demtojne ADN, membranat qelizore dhe pjeset e tjera te qelizave. Radikaleve te lira ose oksidanteve u mungojne plotesisht elektronet e lira dhe i “vjedhin” ato nga molekulat e tjera duke i demtuar ato.

   Oksidimi i ushqimeve ndodh kur ekspozohen ndaj oksigjenit gjate procesit te gatimit. Ky reaksion kimik mund te ule vlerat ushqimore ose te shkaktoje demtime ne organe sikurse  eshte kolesteroli dhe yndyrat e tjera te oksiduara.

Oksidimi i kolesterolit ndodh ne ambjent te jashtem sepse ai eshte shume i ndjeshem, oksidohet lehtesisht, ose gjate gatimit ne temperatura mbi 200 grade celcius, dhe gjate skuqjes se ushqimeve.

Kolesteroli i oksiduar ka aftesi te medha te bllokoje arteriet e gjakut si ato te zemres dhe te trurit duke shkaktuar infarkt miokardi, ose ishemi cerebrale (trunore). Kolesteroli i oksiduar eshte me i demshem se ai i pa oksiduar.

    Po keshtu lipidet peroxide jane formuar nga acidet yndyrore te pangopura kur oksidohen ne prani te oksigjenit kane veti te shkaktoje semundje te zemres dhe eneve te gjakut dhe semundjet te tjera.

Per te evituar demtimet e zemres dhe te eneve te gjakut duhet qe ushqimet me permbajtje kolesteroli dhe yndyra te tjera te mbahen ne frigorifer ne mbajtse te mbyllura mire dhe te gatuhen me zjerje dhe jo me skuqje ne temperature nen 200 grade celcius dhe duke perdorur vaj ulliri.

Vaji i ullirit permban acide yndyrore ( monounsaturated) te pangopura qe nuk oksidohen nene 200 grade celcius.

Antioksidantet jane molekula qe luftojne radikalet e lira ne trupin e njeriut. Radikalet e lira jane lidhur me disa semundje si diabeti, semundjet e zemres, dhe tumoret.

     Trupi i njeriut ka vete mbrojtje antioksidante per te luftuar substancat oksidative ose radikalet e lira.

   Antioksidantet jane edhe ne disa lloje ushqimesh, por jo te gjitha ushqimet kane antioksidante.

Prandaj shmangni ushqimet qe kane radikale te lira, ose oksidante.

    Radikalet e lira formohen ne trup gjate procesit te ushqyerjes, por merren edhe nga jashte si p.sh. nga pirja e duhanit, substancat kimike qe ndotin ajrin dhe nga rrezatimet e ndryshme.

   Ushqimet me antioksidante do te ishte zgjedhja me mire per t’u rujtur nga semundjet e zemres dhe tumoreve.

 Pergatiti

Dr Matjan Hitoaliaj

Connecticut

USA