75 Mall Live Search
22:12 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Çfarë është kuptimi i tanga maang, që Kim Kardashian vendosi së fundi tek balli?

Një tanga-maang është një copë tradicionale bizhuterish që zakonisht vishet nga gratë në Azinë Jugore në ditën e tyre të damës ose për ngjarje të tjera  të rëndësishme kulturore.

Është një element qendror që lidhet tek pjesa e ballit, me një zinxhir që mbështetet tek flokët.

Ajo ka rëndësi kulturore dhe është në përputhje me folklorin indian. Pra, pasi një imazh i Kim Karadshian u pa së fundi me një xhevahir të tillë, shumë komentues e quajtën atë përvetësim, transmeton Indeksonline.

“Ky është vetëm një xhevahir i bukur për gratë indiane”, thuhej tutje.

Kurse Tika maang ka për qëllim të vendoset tek balli, e cilësohet si syri i tretë sipas traditës hindu. Kjo zonë nënkupton aftësinë e dikujt për të kontrolluar ndjenjat dhe perceptimet, mendimet dhe veprimet e që thuhet se kanë origjinën nga pika ndërmjet vetullave.

Për nuset konsiderohet e detyrueshme që të vendoset një tanga maang në ditën e tyre të dasmës për t’u përqendruar në syrin e tyre shpirtëror.

Tikka e veshur nga Kim Kardashian duket të jetë një version më i lehtë i asaj tradicionales. /Indeksonline/