18:54 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Çfarë është seksi astral

Ndërsa provoni forma të ndryshme për të arritur një kënaqësi sa më të madhe, atëherë pse nuk provoni njëherë seksin astral. Është një trend popullor i ‘nëpër çarçafëve’ në Evropë.

Çfarë është seksi astral? Projeksioni astral, apo eksperienca e jashtë trupit, është e zakonshme në fazën REM të gjumit, pra kur je mes gjumit dhe të qenit ende e vetëdijshme.

Është ky momenti kur je duke ëndërruar sikur po bie apo rrëshqet, dhe zgjohesh me njëherë. Seksi astral është kombinimi i këtij momenti me vetë marrëdhënien seksuale.

Ka si qëllim të krijojë eksperienca intime shumë të mira ndërsa shpirti juaj është duke udhëtuar jashtë trupit.

Ekspertët e përshkruajnë këtë si, ‘Aftësi e shpirtit për të lënë i vetëdijshëm trupin dhe të udhëtojë diku tjetër’, thotë  Steve G. Jones, guru i projeksionit astral.

Ai vazhdon të thotë se ne kemi mundësi të bëjmë seks me një shpirt tjetër, që do të thotë s’ka nevojë për masa mbrojtëse, nuk ka as shtatëzani.