75 Mall Live Search
12:01 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Çfarë fati, 2 skuadra kosovare takohen ndërmjet vete në garat evropiane!

Sot është hedhur shorti për garat evropiane në hendboll.

Vashat e Istogut do të përballen me vashat e Vushtrrisë në garat e EHF-së.

Në shortin e hedhur në Vjenë është shmangur përballja serbe ndaj skuadrës Naisa, duke marrë parasysh raportet politike.

KHF Istogu dhe KHF Vushtrria llogariten dy skuadrat më të mira aktualisht në hendbollin kosovar dhe përballja e tyre në Evropë do të jetë e veçantë./Indeksonline/