Çfarë fati, futbollistit të Deportiva Mineras i vidhet fanella e Arda Gulerit

Skuadra e Real Madridit para disa dite mposhti Deportiva Mineran në Kupën e Spanjës me shifrat 5:0.
Në fundin e pjesës së parë, Arda Guler ia dha fanellën një futbollisti të klubit kundërshtar, shkruan Indeksonline
Dhe ishte momenti që u bë viral në rrjetet sociale.
He couldn’t believe that Arda was asking for his shirt 😂❤️ pic.twitter.com/IJPu83Gyh9
— Arda Güler HQ (@iHQGuler) January 6, 2025
Por, siç raportojnë mediat – dikush ia mori fanellën dhuratë futbollistit të Deportiva Minera-s.
Në fakt, të gjitha fanellat që lojtarët e Real Madridit ia dhuruan kundërshtarëve janë zhdukur, pasi dikush kishte akses në zhveshtore./Indeksonline/