Çfarë fati i keq! Kun Aguero rikthehet të luaj, por lëndohet pas 10 minutave

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Sergio Kun Aguero është rikthyer në fushën e blertë, në një ndeshje miqësore/ bamirëse.
Por, ish-lojtari i Kombëtares së Argjentinës pësoi një lëndim dhe u detyra të largohet nga fusha pas vetëm 10 minutash, shkruan Indeksonline
Agueros i doli shpatulla nga vendi dhe ndjeu dhimbje, kështu vendosi ta lë fushën e blertë.
Ishte raportuar se Aguero mund të rikthehet të luaj sërish futboll profesionist, por duket se kjo do të jetë shumë problem për sulmuesin për shkak të problemeve me zemër.
Ish-lojtari i Manchester Cityt u detyrua të pensionohet nga futbolli për shkak të një problemi serioz në zemrën e tij./Indeksonline/