Çfarë fati i keq për Berishën, VAR-i ia anulon golin!

Besart Berisha ende s’ka shënuar gol këtë sezon në A-League të Australisë.
Një gjë e rrallë kjo – pasi Berisha është realizatori më i mirë në historinë e futbollit në Australi, shkruan IndekOnline.
Ish-sulmuesi i Kombëtares së Kosovës sot shënoi një gol në ndeshjen ndaj Melbourne Victory – por iu anulua pastaj nga VAR-i.
Kujtojmë që Berisha këtë sezon s’ka shënuar ende dhe gjatë një interviste dje, tha se po i mungon shumë goli.

“Unë s’mund të jetoj pa gola”, ka thënë Berisha./IndeksOnline/