75 Mall Live Search
08:07 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / G T

Çfarë fati i keq, ylli i Anglisë largohet nga kampi dhe mungon në Euro 2024

Kombëtarja e Anglisë ka mbetur pa një yll në skuadër, pasi James Maddison është larguar mbrëmë nga kampi.

Gazetari i The Athletic, David Ornstein raporton se mesfushori i Tottenham Hotspur është tërhequr nga kampi i “Tre Luanëve”, shkruan Indeksonline

Maddison ishte i përzgjedhuri i Gareth Southgate për ndeshjet e Euro 2024 pas një sezoni të mirë në Premier League, por ai nuk arriti të qëndronte më shumë në kamp shkaku i numrit të limituar për në Euro 2024 (26-lojtarë).

Kujtojmë që Anglia nesër e zhvillon një tjetër miqësore me Islandën, para nisjes për në Gjermani ku në grup është së bashku me Serbinë, Danimarkën dhe Slloveninë./Indeksonline/