75 Mall Live Search
23:39 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / G T

Çfarë fati! Neymar ishte afër të shënonte një nga golat më të bukur në histori nga gjuajtja e lirë

Neymar Jr u rikthye nga lëndimi në barazimin e Santos 1:1 ndaj Fortaleza, në javën e 31-të në Serie A Betano.

Futbollisti brazilian ishte shumë pranë të shënonte një nga golat më të bukur nga gjuajtja e lirë, shkruan Indeksonline

Neymar Jr e kishte një mundësi të artë nga gjuajtja e lirë.

Fillimisht ai bëri kinse po godet, duke e hutuar “murin e gjallë” dhe më pas gjuajti drejt portës.

Por portieri kundërshtar ishte shumë i vëmendshëm dhe priti goditjen e Neymarit./Indeksonline/