75 Mall Live Search
13:35 / E Mërkurë, 10 Korrik 2024 / G T

Çfarë fati për Djokovicin, pa u zhvilluar ndeshja kualifikohet në gjysmëfinale

Tenisti i njohur serb, Novak Djokovic është kualifikuar në gjysmëfinale të Wimbledonit ende pa filluar ndeshja.

Sot, ish-numri një i botës kishte një ndeshje kundër Alex de Minaur, por ky i fundit ka pësuar një lëndim dhe nuk është në gjendje të luajë, shkruan Indeksonline

Minaur është tërhequr nga garat dhe kështu Djokovic është kualifikuar në gjysmëfinale.

Djokovic tani pret fituesin e ndeshjes mes Musettit dhe Firtzit për ta mësuar kundërshtarin e rrethit gjysmëfinale./Indeksonline/