75 Mall Live Search
11:19 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Çfarë fati: Porositi shampon, posta i sjell 20 pasaporta amerikane

Një grua e cila kishte porositur një shampon nëpërmjet Internetit, është shtangur kur ka hapur paketën, pasi në të kishte 20 pasaporta të reja amerikane.

Nicole Mitchell, 46-vjeçare, nuk mund t’u besonte syve kur hapi paketën e DHL-së që në vend të shamponit përmbante dokumente të rëndësishme.

Menjëherë sapo hapi paketën Mitchell telefonoi policinë.

Është thyerje e sigurisë, terrorizëm në çdo pjesë të botës, nëse ato do të binin në duart e një terroristi. Isha e frikësuar sepse askush nuk jepte sqarime. Besoj se ky është rast serioz”, ka thënë ajo.

Më pas pasaportat janë marrë nga stafi i Ambasadës amerikane në veri-perëndim të Londrës.