09:34 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Çfarë fati të keq, Akil Gjakova lëndohet në meçin më të rëndësishëm të karrierës

Akil Gjakova ishte në rrugë të mirë për të fituar medaljen e bronztë në Masters Qingdaos së Kinës, megjithatë ai nuk do të jetë në gjendje të luftojë pasi ka pësuar një lëndim.

Ai në luftë kundër kampionit botëror, Hashimoto pësoi një lëndim në bërryl, transmeton Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vetë trajneri, Driton Kuka me një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“World Judo Masters Qingdao Kinë!
Akil Gjakova sot ishte ne rrugë drejt suksesit më të madh në karrierën e tij!
Ishte në ditën e tij perfekte duke mposhtur me Ippon Gjermanin Zing,Rusin Mogushkov mandej Kinezin Sayinjrigala për të ardhur më gjysëmfinale me Kampionin Botëror Hashimoto e kur ishte duke luftuar luftën shumë mirë gjatë një tentimi të Japonezit pësoj nje lëndim në brrylin e tij dhe u desh të ndërprej meçin!
Fat i keq për Akilin,shpresoj që lëndimi do i kaloj shpejt!
Akili sdo mund të luftoj as për medalje të bronztë ku do duhej të ndeshej me Azerin Orujov!
Luftërat e Akilit sot treguan potencialin e tij të vërtetë fitoret e tij ishin atraktive dhe jam i sigurtë që ai sot mos të ndalej nga lëndimi do stolisej me të artën.
Sidoqoftë Akili me këtë plasman do marr
648 Pikë Olimpike!” u shpreh Kuka.

Dje, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në këtë turne, duke e renditur Kosovën para Rusisë dhe Kinës/Indeksonline/