75 Mall Live Search
23:04 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Çfarë fatlumi, u fut në vend të Rashicës, dhe debutoi si në përralla

Talenti amerikan, Josh Sargent ka bërë debutim si në përralla.

18 vjeçari i Werder Bremen ka debutuar në përballjen e sotme ndaj Fortuna Doseldorf. Adoleshenti nga Amerika u fut në lojë në minutën e 76, në vend të kosovarit, Milot Rashica.

Pa u bërë dy minuta të plotë, Sargent erdhi tek rasti i parë për gol.

Në prekjen e parë të topit si futbollist i Werder Bremen, ai arriti që të shënoi gol.

Werder arriti fitore të rëndësishme me rezultat 3-1 në këtë përballje./Indeksonline/

Fundi i bashkëbisedimit Shkruani një mesazh …