75 Mall Live Search
10:24 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Çfarë fitoi dhe humbi Kosova dje në Berlin?

Analisti, njëherësh kryeredaktori i Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti ka komentuar takimin e djeshëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin të Gjermanisë.

Sipas Ahmetit, epilogu i takimit ishte vetëm fjalë e bukura që e merr era pasi shtetet multi-etnike nuk po funksionojnë.

“Pakicat kombëtare ne shtetet tjera janë vazhdimisht burim sherri”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Sipas qëndrimit gjerman paqja e vërtetë është e mundur, vetëm me ato shoqëri, që e gjejnë forcën tek pluralizmi, toleranca, mos diskriminimi dhe të drejtat e veçanta për pakicat.

Sipas tyre problemet etnike nuk mund te zgjidhen nëpërmjet shkëmbimeve territoriale.

Ne fakt këto janë fjale boshe, ëndrra te bukura ne dite me diell, pasi tek e kundërta qëndron e vërteta.

A nuk solli paqe ne regjion njohja e pavarësisë se Kosovës ???

Për sa e sa vite te tera kemi dëgjuar qe një Kosove e pavarur do te shkaktoje luftëra ne regjion dhe ndryshimi i kufijve te Jugosllavisë apo Serbisë do kishte efekt domino te rrezikshëm ne gjithë boten..

Përralla… realiteti dëshmoi te kundërtën.

Pastaj, Evropa qendrore e gjeti paqen dhe qetësinë vetëm kur Polonia, Çekia e deri te Jugosllavia ne Vojvodine, përzunë forcërisht gjermanet etnike për ne Gjermani.

Pakica gjermane gjithnjë ishte shkak lufte nga ana e Gjermanisë qe thirrej ne te drejtën për mbrojtjen e interesve te tyre..

I njëjti problem është tani tek rreziku me pakicat ruse. Ukraina, po te mos i kishte ruset ne disa krahina te vetat, do ishte ne paqe dhe jo ne lufte.

Njëlloj edhe Republikat e tjera sovjetike me pakicat ruse, qe shërbejnë si kolone e peste për Putinet dhe nacionalizmin rus qe te ndërhyjë ne çdo kohe ushtarakisht.

Pastaj, Turqia dhe Greqia, paqen relative, e arritën pas shkëmbimit te popullsive.

Çameria u paqëtua pasi u shfarosen dhe u masakruan shqiptaret.

Realiteti, jo vetëm ne Ballkan por ne te gjithë boten, po tregon qe zgjidhja e probleme vjen nga krijimi i shteteve etnike..

Me te drejta maksimale për pakicat qe mbeten brenda territorit..

Ne Asnje menyre tjeter..

Ne Provuam Perandorinë Osmane, Jugosllavine e pare , te dyten dhe gjithnjë me te njejtat probleme…

Asnje shtet nuk mund te kete prosperitet dhe zhvillim me pakica agresive qe punojne per zhberjen e shtetit.

Ose mbetemi dhe per qindra vite te tjera ne konflikt te vazhdushem, me intenzitete dhe forma te ndryshme varesisht nga rethanat( Parid Turdiu flm per idene dhe shembujt )