75 Mall Live Search
23:54 / E Hënë, 18 Prill 2022 / AR

Çfarë fshihet pas krimit monstruoz të bankierit rus që vrau vajzën, gruan dhe veten?

Ish-zëvendëspresidenti i Gazprombank, Vladislav Avaev, ka qëlluar gruan dhe vajzën e tij dhe më tej ka kryer vetëvrasje.

Sipas raportimeve trupat e pajetë u gjetën nga një e afërme e viktimave, e cila dyshoi pasi nuk mund të lidhej në telefon me asnjërin prej tyre, raportoi media ruse Pravda.ru.

Ndër të tjera bëhet me dije se ajo gjeti trupat e ish-zëvendëspresidentit të Gazprombank dhe gruas së tij Elena në një dhomë, ndërsa trupin e vajzës së tyre 13-vjeçare Maria, në një dhomë tjetër.

Grupi hetimori doli në përfundimin se ai që kishte kryer vrasjet dhe më tej kishte vrarë veten ishte bankieri Avaev, pasi arma gjendej në dorën e tij.

Arsyet e ngjarjes janë të paqarta, por raportohet se Avaev ishte në një mosmarrëveshje ligjore me gruan e tij për të drejtën për të rritur vetëm vajzën e tyre Maria.