16:41 / E Hënë, 18 Shtator 2023 / AR

Çfarë fshihet pas veshjeve të gruas së Kanye West?

Në botën e egër të të famshmëve, çdo veshje, çdo aksesor dhe çdo zgjedhje vihet nën një lupë.

Asnjë detaj nuk është shumë i vogël, asnjë stil shumë i guximshëm dhe asnjë deklaratë nuk kalon pa u vënë re.

Kjo na sjell në spektaklin më të fundit në botën e veshjeve të të famshmëve: enigmën e kostumeve të Bianca Censori-t.

Ndërsa Kanye West dhe gruaja e tij e re, modelja australiane Bianca Censori, vazhdojnë arratisjet e tyre evropiane, paraqitja e tyre ka marrë vëmendje të veçantë në media.

Pyetjet janë të shumta dhe kritikët po përpiqen të deshifrojnë arsyet pas përzgjedhjes së gardërobës kryesisht të modeles.

Teoria më e njohur që qarkullon, nuk përfshin askënd tjetër përveç Kim Kardashian-it. Sipas kritikëve me veshjet e saj partnerja aktuale e Kanye po “godet” firmën e të brendshmeve të Kim-it “Skims”.

Një përdorues në rrjetet sociale pyeti: “A e vesh (Kanye) gruan e tij me material elastik për të fyer Skims?” Është një nocion provokues, që sjell një betejë stilesh dhe ndoshta edhe ndonjë dramë të fshehtë midis yllit televiziv dhe reperit.

Një tjetër teori supozon se vetë Kim Kardashian mund të jetë prapa zgjedhjeve të veshjeve të Bianca-s, duke i kthyer ato në një reklamë të zgjuar dhe të dukshme për “Skims”.

“Të gjithë po supozojnë se Kanye po e vesh partneren. Ajo është një person që punon në botën e modës. Ato veshje janë dizajnet e saj dhe ky ishte stili i saj para se të lidhej me Ye.”-tha një tjetër.