Çfarë fundjave në Superligë, superpërballje në program
Superliga e Kosovës nuk ka të ndalur. Pasi përfunduan dje javën e 14-të, menjëherë nesër do të vazhdojnë atë të 15-tën.
Por, këtë herë do të jetë shumë “nxehtë”.
Në 6 ndeshjet që pritet të luhen, të gjitha janë superderbi.
Të shtunën, do të takohen Feronikeli – Drita dhe Llapi – Prishtina, shkruan Indeksonline.
Të dielën vazhdojnë edhe dy duele të tjera ku takohen Trepça’89 – Ballkani dhe Gjilani – Drenica, ndërsa të dielën katër ekipet që luftojnë për mbijetesë do të përballen me njëra-tjetrën.
Dukagjini e pret në Klinë Flamurtarin, ndërsa Ferizaj i shkon Vushtrrisë.
Kujtojmë që të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 13:00./Indeksonline/