Çfarë gabimi nga Ajax/ E harrojnë përforcimin, s’e fusin në listën e UEFA Europa League

Skuadra e Ajax ka bërë një gabim të pafalshëm! Klubi i madh holandez nuk e ka futur në listë të UEFA Europa League sulmuesin, Sebastian Haller.
Haller u transferua te Ajax nga West Ham për më shumë se 22 milionë euro, shkruan IndeksOnline.
Por një nga transferimet më të shtrenjta në histori u harrua nga klubi.
Ajax have left their record signing Sebastien Haller out of their squad for the Europa League… by accident ??♂️ pic.twitter.com/oOGXi4jsHG
— Goal (@goal) February 3, 2021
“Është me të vërtetë keq që Haller nuk është në skuadrën e UEFA Europa League. Ne jemi duke biseduar me UEFA-n dhe Federatën holandeze për ta zbuluar se ku ishte gabimi”, janë deklaruar menaxherët e Ajaxit.
Nëse zbulohet se këtë gabim e bëri klubi dhe jo UEFA, atëherë Haller nuk do të përfshihet fare ne skuadër, nëse del e kundërta, atëherë gjërat mund të ndryshojnë.

Haller e ka filluar mirë në Ajax, ku në 6 ndeshje ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 4 asistime./IndeksOnline/