Çfarë gjesti fantastik nga Copenhageni, 10 tifozë të Almatyt udhëtuan në Danimarkë… kjo ishte pritja fantastike që morën
Skuadra e Copenhagenit mbrëmë shënoi fitore 3:2 ndaj Kairat Almaty në UEFA Champions League.
10 tifozë nga Kazakistani kishin udhëtuar më shumë se 5 mijë kilometra për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës, shkruan Indeksonline
Kur stafi i klubit danez i panë këta tifozë, i morën dhe i futën në fushë. Gjithashtu i shpërndanë edhe dhurata.
Këtë pritje, tifozët nga Kazakistani as që e kishin menduar se do t’u ndodhte, por ky është futbolli.
“Futbolli pa tifoz nuk është i njëjtë”, shkruhet në videon e publikuar nga klubi danez./Indeksonline/
Travelling 5,000 km to support your team is honorable.
— F.C. København (@FCKobenhavn) November 26, 2025
10 away supporters made the journey from Almaty — something we want to acknowledge as a club.
Football without fans would never be the same.
We wish all fans a great Champions League game tonight.#UCL #fcklive @fc_kairat pic.twitter.com/vt4tQPfJLu

