75 Mall Live Search
09:53 / E Mërkurë, 13 Mars 2024 / G T

Çfarë gjesti i bukur, tifozi i Arsenalit dhe i Portos shkëmbyen fanellat në fundin e ndeshjes

Skuadra e Arsenalit eliminoi Porton nga UEFA Champions League pas një spektakli të vërtetë në stadiumin “Emirates” në Londër.

Edhe pse ndeshja nga minuta e parë ishte tejet e tensionuar, madje në fund kishte edhe “fërkime” mes lojtarëve dhe trajnerëve, në tribuna ishte një moment special, shkruan Indeksonline

Një tifoz i Arsenalit u ndal në tribuna dhe shkëmbeu fanellën e tij me një tifoz të klubit portugez.

Sigurisht që ky gjest u duartrokit nga të gjithë të pranishmit, përfshi këtu edhe sigurimin e stadiumit.

Kujtojmë që Arsenali siguroi çerekfinalen e Ligës së Kampionëve pas 14 viteve./Indeksonline/