Çfarë gjesti, rrezikoi veten për të shpëtuar jetën e drerit

Gil Lencouri po kthehej në shtëpi të martën pasditë në Wisoncin. Rrugës ai pa një dre, duke luftuar për jetën në mes të një akullnaje.
Duke e ditur se mund t’ishte rrezik për jetën e tij, ngase kishte njohuri se në mes të akullnajës kishte thellësi uji, ai thirri një shokun që ta ndihmonte në misionin e shpëtimit të jetës së kafshës së butë, shkruan Indeksonline.
Gili vendosi të futej pa asnjë mbrojtës në akullin e krijuar për të shpëtuar drerin. Fillimisht ai tentoi që të ndihmonte kafshën të ecte, por e pa se ishte e pamundur. Më pas, Gili vendosi që ta shtynte në akull deri në breg. Këtë edhe e arriti, ndërsa dreri më pas iku në mal.
Shoku i tij, Gil Moss, kishte marrë me vete një litar ndihmës, ndërsa ka bërë xhirimin e këtij gjesti madhështor nga shoku i tij./Indeksonline/