Çfarë goli, çfarë feste, çfarë Vedati, super, super Muriqi
Vedat Muriqi po bën kërdi në Turqi. Sulmuesi i Kosovës sapo ka shënuar njërin nga golat më të bukur në karrierën e tij.
Në ndeshjen ndaj Antalyaspor, Muriqi ka shënuar këtë gol perlë.
Me një goditje nga largësia e cila mori efe, Muriqi e la me gishta në gojë portierin mysafir.
Ky është goli i katërt këtë vit dhe i teti për Muriqin në kampionat që po kalon në formë jetësore./Indeksonline/
Rize'li Vedat Muriqi ne gol atiyor oyle pic.twitter.com/9A9YOHOOG3
— Aslan bey (@Aslanbey153) February 9, 2019