75 Mall Live Search
19:51 / E Shtunë, 27 Mars 2021 / Blerim

Çfarë goli, çfarë Turqie/ E mposhtin edhe Norvegjinë e Haalandit

Kombëtarja e Turqisë ka shënuar fitoren e dytë me radhë në fazën para-kualifikuese për Botërorin ‘Katari 2022’.

Turqia mposhti me lehtësi 3 me 0 Kombëtaren e Norvegjisë, shkruan IndeksOnline

Golat për turqit i shënuan: Tufan (2 gola) dhe Soyuncu.

Goli i fundit i shënuar nga Ozan Tufan ishte diçka ndryshe dhe që i dha hijeshi kësaj fitoreje të Turqisë.

Me këtë fitore, Turqia tani kryeson tabelën e grupit G, me 6 pikë – aq sa ka edhe Mali i Zi./IndeksOnline/