13:22 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Çfarë i bashkoi Xhensilën, Taynën dhe Leze Qenën?

Këngëtaret e njohura shqiptare Xhensila Myrtezaj e Tayna dhe personazhi më i dashur për publikun shqiptar Leze Qena, janë bërë bashkë për një projekt.

Treshja simpatike janë imazh i reklamës së “Prince Caffe”, shkruan Indeksonline.

Xhensila dhe Tayna, e kanë shpërndarë videon në Instagram me shkrim: “Ne dhe Princi ju urojme festat! Ju urojme vit te mbarë, plot me kafe”.

Videoja është bërë për festat e fundvitit, ku treshja shfaqen të lumtura teksa përjetojnë kënaqësinë e kafesë./Indeksonline/