11:22 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Çfarë i pret shenjat e ndryshme të horoskopit këtë javë

Shikoni se çfarë na kanë përgatitur yjet për javën e cila është para nesh, ndërkaq ky horoskop javor, sipas të gjitha gjasave, është më ndryshe se të tjerët

DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Do të jetë kjo periudhë e lodhshme për ata pjesëtarë ambiciozë të shenjës së Dashit, të cilët dëshirojnë që gjithmonë gjërat të shkojnë sipas dëshirës së tyre, kjo nuk do të jetë edhe aq e lehtë që gjërat të zhvillohen bash ashtu. Ndaj kërkesave tuaja të qarta dikush do t’u përgjigjet me dinakëri ndërkaq ju do të detyroheni të aplikoni stilin e tillë të “luftës”, pasi që ata që nuk ju duan nuk janë të vetëm. Do të keni përshtypjen që njëfarë rreziku po ju përcjell këmba-këmbës. Është mirë të gjeni mënyrën se si të vendosni komunikim të mirë me pjesëtarët e shenjës së Binjakëve.

Shëndeti: Mbani dietë, zvogëloni racionin e ushqimit.

Dashuria: Nëse ndonjëherë keni dëshiruar që t’ju ndodhë një lidhje sekrete, tani mu ndodheni në prag të ngjarjeve të bujshme ndaj të cilave me siguri nuk do të mund të keni kontroll. Kjo nuk do t’ju ngazëllejë posaçërisht, përkundrazi, e gjithë ajo që do t’ju ndodhë do të jetë tepër sfiduese për t’i rezistuar. Nëse jeni i ri, është mirë të mendoni për lidhje serioze.

DEMI (21.04 – 21.05)

Puna: Kjo është një periudhë kur do të keni nevojë për këshilla të mira, për organizim më të mirë të punëve dhe për më shumë vetëbesim. Një person ka arritur t’ju luhatë në sigurinë në vetveten tuaj dhe tani po përpiqeni që të rehabilitoheni në mënyrën e veçantë. Gjendja e mirë në llogarinë tuaj bankare për ju është rehabilitimi më i mirë. Do të arrini ta bindni një mik tuajin të mirë apo mbase një kolege që të pranojë propozimin tuaj për një punë të përbashkët.

Shëndeti:Mund të rrezikoheni nga anemia. Keni nevojë të bëni një pushim.

Dashuria: Në pjesën e parë të javës do të merrni një lajm nga personi të cilin e keni adhuruar shumë. Është e mundshme që do të keni gjasa të takoheni pas një kohe të gjatë dhe ai takim për ju do të krijojë mundësi për lidhje të re dashurore, mirëpo mos shpresoni shumë nëse është fjala për personin i cili jeton jashtë vendit apo i cili për shkak të punës shpesh udhëton jashtë vendit. Është e mundshme të keni romancë me një person të lindur në shenjën e Bricjapit apo Gaforres, të cilin tashmë një kohë të gjatë prisni për ta takuar.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Puna: Këtë javë binjakët janë përplot energji dhe elan. Janë optimistë, mirëpo nuk i zbulojnë qëllimet e tyre të fundit. Në shumë punë marrin pjesë mirëpo edhe argëtohen shumë mirë. Edhe pse nga vështrimi i parë duken mjaft të painteresuar për ngjarjet që ndodhin, në të vërtetë ato gjëra që u interesojnë i vërejnë më mirë se të tjerët. Arrijnë të kthehen në pozitat e vjetra, por dhe t’i shfrytëzojnë rastet që më parë i kanë injoruar.

Shëndeti: Keni shëndet të mirë. Jeni i relaksuar dhe keni apetit të shtuar.

Dashuria: Për disa arsye të cilat vetëm ju i dini do të hiqni dorë nga një person i cili është i zënë, por me të cilin sapo keni filluar një lidhje dashurie. Edhe këtë javë do të krijoni lidhje sekrete, por edhe lidhje me persona të cilët nuk jetojnë afër vendbanimit tuaj, mbase mund të jenë persona të cilët shpesh udhëtojnë. Ajo që është më me rëndësi gjatë kësaj periudhe duhet ta bëni zgjedhjen sipas asaj që e ndieni në zemër. Nëse nga partneri prisni çfarëdo qoftë forme të dobisë, pa i shfaqur sinqerisht emocionet, nuk do të keni rastin të përjetoni çaste të lumtura.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Sado që periudha e kaluar ka qenë mjaft e vështirë për ju, nëse i keni zgjidhur vetë problemet afariste, të cilat jua kanë vështirësuar jetën, nga fillimi i kësaj jave do t’i gëzoni rezultatet. Do të keni një bisedë me shefin, i cili do t’ju lavdërojë. Nëpërmjet aktiviteteve afariste në të cilat keni qenë pjesëmarrës, mund të prisni rezultate financiare. Është koha të fitoni para, andaj duhet të jini të gatshëm të merrni pjesë në të gjitha aktivitetet që ju ofrohen.

Shëndeti: I keni të ndjeshme nyjat dhe kërdhokullat, andaj jini të kujdesshëm me aktivitetet fizike.

Dashuria: Këtë javë do t’i zgjidhni problemet të cilat ju kanë penguar të filloni jetën martesore apo bashkëjetesën. Ruajeni durimin. Derisa ta stabilizoni situatën, ju rekomandohet që të prisni eliminimin e të gjitha problemeve. Të mësuar nga përvoja e kaluar, pjesëtarët e lirë të kësaj shenje nuk do të lënë që t’u ikin gjasat e mira. Për ta arritur suksesin në dashuri, më lehtë do të mund ta bëni me ndihmën e miqve. Do t’ju ofrohen tri mundësi: të pranoni lidhjen me një person të zënë, i cili po ju duket tepër tërheqës, apo një tjetër i cili dallohet nga të tjerët. Mos e harroni edhe personin simpatik të shenjës së Demit.

LUANI (23.07 – 22.08)

Puna: Çdo gjë që ka të bëjë me aktivitetet afariste, si edhe me marrëdhëniet me bashkëpunëtorët, derisa të mos punoni sipas mënyrës suaj, nuk do të arrini rezultate të mira. Zbatojini metodat e verifikuara, sepse për shkak të tekave tuaja nuk do të mund të arrini efekte pozitive. Sa i përket anës financiare, kjo periudhë do t’ju sjellë fitime të konsiderueshme. Do t’ju tërheqë dëshira për sa më shumë blerje, por edhe për argëtim nuk do të kurseni. Mos harroni se jeni në një periudhë e cila ju mundëson stabilizim financiar, mos shpenzoni pa kontroll ato të holla që me mund i keni fituar.

Shëndeti: Shkoni te mjeku dhe respektoni këshillën që do t’jua japë.

Dashuria: Nëse do të keni rastin të jeni në shoqëri me një person të suksesshëm, i cili financiarisht qëndron mirë, do të ndieni kënaqësi të mëdha. Do t’ju kënaqin dhuratat dhe argëtimet nëpër vende të zgjedhura. Nëse partneri është më i ri, do të jeni të lumtur dhe do të përjetoni çaste të paharrueshme. Mirëpo, nëse është më i vjetër, lidhja me personin e tillë shumë shpejt do të bëhet monotone. Një person markant tek ju do të nxisë kërshëri të madhe dhe reagime të bujshme emocionale.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Puna: Në fillim të javës mos i merrni gjërat kuturu. Do të mund të bëni analizën e cila do t’ju bllokojë tërësisht. I gjithë fati është që akoma po ju përkrahin ndikimet e shkëlqyeshme të yjeve në fushën e karrierës. Për shkak të cikërrimave mos i lini pas dore gjërat. Nga mesi i javës në planin financiar do të keni suksese. Atë që e keni pritur kaherë apo që keni dashur, ta arrini do ta realizoni. Gjithsesi rezultate më të mira do të keni nëse punoni në ekip.

Shëndeti:Ashtu siç jeni duke menduar, po ashtu edhe po ndiheni. Do të ballafaqoheni me dhembje të konsiderueshme të kokës.

Dashuria: Nëse jeni në lidhje të gjatë dhe stabile dashurie, mos u shmangni nga bisedat për të filluar jetë të përbashkët. Në të kundërtën vetëm sa do ta largoni nga vetja personin e dashur. Më mirë është të forconi lidhjen, sesa të shkoni drejt ndarjes. Për të funksionuar lidhja janë të nevojshme përshtatja dhe mirëkuptimi, në të kundërtën do të mbeteni të zhgënjyer. Pajtimi me personin e dashur është i lehtë, mirëpo vazhdimi varet kryesisht nga ju se sa do të jeni të gatshëm të ndryshoni dhe të jepni nga vetja. Nëse ish-partneri ju refuzon, bëhuni i durueshëm dhe filloni një lidhje të re.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna: Duhet të zgjidhni. Ajo punë për të cilën një herë keni munduar se nuk do të mund ta përfundoni, është mu ajo që duhet ta vazhdoni. Nëse jeni person privat, pranoni bashkëpunimin me një partner të ri, ka mundësi që të arrini sukses të konsiderueshëm. Në fund të fundit, bëni mirë nëse këshilloheni me partnerin. Një marrëveshje që do ta lidhni në një drekë pune, mos e nënçmoni. Nga mesi i javës situata financiare do t’ju përmirësohet.

Shëndeti: Një nervozizëm në fillim të javës do t’ju zhduket sikur e heq me dorë.

Dashuria: Kjo javë do t’ju jetë me plot surpriza. Një ftesë për të biseduar që po e prisni nga ish-partneri, mos e refuzoni. Disa rrethana të reja po ndodhin te personi i dashur, të cilat mundësojnë përtëritje të lidhjes suaj dashurore. Kokëfortësia për të treguar se vetëm ju keni të drejtë do të shkaktojë konflikt serioz me personin e dashur. Personi i dashur është i përgjegjshëm por ka kërkesa të mëdha. Dalja në një shoqëri e cila aktualisht nuk ju intereson, do të ishte gjëja më e mirë që do të mund ta bëni. Do të mund të takoni një person tepër të këndshëm, por i cili ka dëshirë të flasë shumë.

AKREPI (23.10 – 21.11)

Puna: Sa më parë që të bindeni se patjetër ju jeni ai që duhet t’i zgjidhni disa situata, do ta keni më të lehtë. Nuk mund të arrihet lehtë ajo që dëshirohet. Zgjidhjen mund ta gjeni nëpërmjet bashkëpunimit me menaxherin apo me personin i cili ka autoritet. Bashkimi dhe përshtatja janë zgjidhja më e mirë. Ashtu siç keni qenë një kohë të gjatë të përkrahur nëpërmjet raporteve të partneritetit me qëllim të përmirësimit të situatës financiare, po ajo situatë do të jetë edhe gjatë kësaj jave. Të ardhura të mira mund të realizoni nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme.

Shëndeti:Shmanguni ushqimit të shpejtë, sepse do të keni probleme me stomakun dhe me shtypjen e gjakut.

Dashuria: Jeni tip që kërkoni vetëm të metat te të tjerët, po ashtu edhe te personi të cilin e dashuroni. Nëse vazhdoni kështu, mos shpresoni se do të krijoni lidhje të rehatshme dashurie. Do të mbeteni i vetmuar, ndërkaq ndjenja se nuk jeni të dashuruar do të jetë e pranishme. Duhet të keni më shumë mirëkuptim për personin e dashur, jepni edhe një shans. Nuk është e gjitha ashtu e zezë siç po mendoni, posaçërisht nëse jeni një kohë të gjatë të vetmuar. Kjo është java kur do t’i plotësoni ëndrrat tuaja. Do të keni rastin të takoni një person me rastin daljes në mbrëmje për t’u argëtuar apo ndonjë që ndodhet në shoqëri të miqve tuaj.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Puna: Ajo punë e cila nuk ju krijon kënaqësi mos e filloni këtë javë. Personat të cilët vetëm ju shpenzojnë energjinë, të cilët ju shkaktojnë vetëm probleme, shmangni dhe mos hyni në debate me ta. Kjo javë është edhe më e fuqishme dhe më e volitshme për ndryshime të mira. Nëse mund të bëni ndryshime, do të arrini sukses. Përpjekjet e pasuksesshme për të shitur pasuri të paluajtshme, këtë javë do t’ju bllokojnë në planin financiar. Nëse do të paraqitet ndonjë blerës, do të jeni të detyrueshëm të lëshoni diku pe.

Shëndeti: Energjia pozitive dhe optimizmi akoma po ju shoqërojnë, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Lidhjen dashurore do ta forconi edhe më shumë nëpërmjet punës me të cilën po merreni. Shoqërimi të cilin po e vazhdoni, ju paralajmëron një fillim të ri. Një takim i pazakonshëm gjatë aktiviteteve të lira apo në shoqëri të miqve, në një vend të bukur, premton hyrje në një lidhje të re. Nëse partneri arrin të përcjellë energjinë dhe organizimin tuaj të fuqishëm, pason një vazhdim i mirë i kësaj lidhjeje. Optimizmin që po e përçoni te personi i cili ka probleme, hap një storje të re dashurie.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Këtë javë oferta për të pranuar një punë të re apo për të filluar një aktivitet afarist do t’ju sjellë rezultate të konsiderueshme. Ka mundësi të udhëtoni jashtë vendit, për shkak të punës. Vendosni për atë punë e cila do t’ju krijojë kënaqësi dhe do t’ju sjellë më shumë rezultate. Vetëm nga puna të cilën e bëni me kënaqësi, madje edhe nëpërmjet disa aktiviteteve të lira, mund të prisni përmirësim të situatës financiare. Nëse nuk keni ambicie më të mëdha, mos prisni rezultate të mira financiare, të cilat do t’i plotësojnë nevojat tuaja.

Shëndeti: Probleme me sinuset. Bëjeni një kontroll te mjeku.

Dashuria: Lidhja juaj dashurore është në harmoni të shkëlqyeshme. Këtë javë do të jeni në situatë që të përjetoni çaste të paharrueshme me personin e dashur, i cili është shumë stabil, i bukur, me të cilin lehtë mund të gjeni gjuhë të përbashkët. Nga kontakti me personat publikë, me dikë që është dominues në karrierën e vet mund të jeni të kënaqur. Fillimi i lidhjes me partnerin me të cilin keni dallim të madh në moshë, nuk ju rekomandohet.

UJORI (21.01 – 18.02)

Puna: Faji është juaji për pasigurinë që do ta ndieni gjatë fillimit të javës. Nëse keni pritur një punë të re, por që nuk e keni gjetur, nuk do të thotë se është fundi i botës. Zgjidhje do të mund të gjeni nëpërmjet ideve të reja apo kontakteve me një person krejtësisht të panjohur. Ata që kanë punë të përhershme duhet të kenë kujdes me deklaratat e tyre. Keni bërë kursime të mjaftueshme, andaj edhe situata financiare nuk ju është e keqe.

Shëndeti: Fillimi i javës do t’ju jetë goxha stresues.

Dashuria: Një lidhje sekrete apo njohja në një vend të vetmuar do të sjellë shkëlqimin në sytë tuaj. Çdo gjë që është fshehtësi këtë javë do të jetë me fat. Nëse personi i dashur është në një udhëtim apo jashtë vendit, ju presin lajme të mira. Mbase do të kthehet shpejt apo do të gjejë mënyrën e përshtatshme për të kontaktuar me ju. Vetë largësia në këtë lidhje do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e ardhshëm të ngjarjeve. Dalja në orët e mbrëmjes gjatë vikendit ju sjell një shoqëri të mirë, por edhe flirt me një person më të ri apo me ndonjë që flet shumë.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Puna: Në fillim të javës do të keni një bisedë me eprorin tuaj. Kini kujdes të mos premtoni atë që nuk do të jeni në gjendje ta bëni. Nëse ndonjëri nga bashkëpunëtorët ju vjen në shtëpi, shpresoni për lajme të mira afariste, në të cilat ka pasur ndikim mu ai person. Kontaktet e reja dhe udhëtimet ju japin shans të ri për përmirësimin e situatës financiare. Nëse do të keni probleme më të mëdha, të afërmit, miqtë, madje edhe komshiu do t’ju dalin në ndihmë.

Shëndeti: Kini kujdes ndaj të gjitha aktiviteteve që kërkojnë mundim më të madh fizik.

Dashuria: Duke i ofruar ndihmë një personi i cili është shëndetlig, do të keni mundësi të njiheni me partnerin. Në shoqëri të atij personi do të ndieni veten të përkrahur, stabil dhe të qetë. Meqenëse jeni person që rrezatoni përherë pozitivisht do t’ju krijohet mundësia që lehtë të bëheni të afërt. Shkuarja për kontroll te mjeku gjithashtu mund t’ju sjellë situata interesante për fillim të ri. Lidhjet e filluara në këtë mënyrë premtojnë lumturi dhe stabilitet. Nga mesi i javës dashuria do të fillojë në një mbrëmje argëtimi.