Çfarë i shkroi bashkëshorti pasi VIDEOJA e saj u bë virale? Kristin Cabot thyen heshtjen pas skandalit me shefin…
Shefja e burimeve njerëzore, e kapur në kamerën e puthjes në koncertin e Coldplay, ka folur publikisht për herë të parë. Është fjala për Kristin Cabot, një ish-ekzekutive e lartë në firmën teknologjike “Astronomer”.
53-vjeçarja është shprehur se momenti kur u shfaq duke përqafuar shefin e saj në një koncertin në Boston ia “shkatërroi” jetën.
Cabot kujtoi momentin kur vokalisti i grupit të famshëm, Chris Martin, e përqendroi kamerën e stadiumit tek ajo dhe Andy Byron, dhe më pas bëri një shaka: “Ose kanë një lidhje ose janë thjeshtë shumë të turpshëm”.
“Gjithçka më kaloi para syve”, ka thënë 53-vjeçarja për “The Times”.
Klipi që zgjati 16 sekonda u filmua një tjetër pjesëmarrës në koncert dhe u postua në rrjetin social, “TikTok”. Ai u bë menjëherë shumë viral, duke u parë miliona herë dhe nxiti përdoruesit që të nisin kërkimin për të identifikuar dyshen që u shfaq aty.
Gjerësisht u supozua se ata të dy ishin duke tradhtuar, por Cabot është shprehur se ky supozim ishte i gabuar
Kristin shpjegoi se të dy ishin ndarë miqësisht nga partnerët e tyre dhe se ai ishte përqafimi i tyre i parë.,
“Unë nuk jam ndonjë personazh i famshëm, jam thjesht një nënë nga New Hampshire”, është shprehur ajo.
Në atë kohë, Cabot ishte drejtuesja e Burimeve Njerëzore e “Astronomer” dhe Byron ishte CEO i kompanisë.
53-vjeçarja i ishte bashkuar kompanisë së re në nëntor, pasi u kërkua për shkak të përvojës së saj në firmat e mëdha të reklamave.
Cabot e përshkroi Byron si një shef mbështetës që siguronte që gratë “të kishin një vend në tavolinë”, duke shtuar: “Ishte kompania e parë në profesionet e dominuara nga meshkujt ku kisha punuar, ku ndjeva se gjinia ime nuk ishte problem.”
Sipas Cabot, rreth një muaj para koncertit, ata i thanë njëri-tjetrit se ishin ndarë nga partnerët e tyre.
Me kalimin e kohës, ajo tha se mbështetja u shndërrua në atë që ajo e quajti “një dashuri e madhe e lumtur”.
Natën e koncertit, Kristin besonte se ishte anonime midis dhjetëra mijëra fansave.
“Ne ishim ulur në pjesën e prapme të stadiumit… në errësirën e plotë, duke plotësisht anonimë”, tha ish-drejtoresha e Burimeve Njerëzore, e cila më pas shtoi:
“Papritmas po shoh veten në ekran”.
Mendimet e saj të para ishin për bashkëshortin e saj të larguar, Andrew, për të cilin më vonë mësoi se ishte gjithashtu në koncert.
53-vjeçarja ka treguar se mendimi i saj i parë ishte për ish-bashkëshortin, Andrew, për të cilin më vonë mësoi se ishte gjithashtu në të njëjtin koncert.
“Reagimi im i menjëhershëm ishte ‘o Zot, Andrew është këtu’”, ka shtuar ajo, duke shtuar:
“Pastaj më vonë mendova ‘O Zot, Andy është shefi im”.
Cabot dhe Byron u larguan shpejt nga stadiumi dhe ranë dakord të njoftonin bordin e “Astronomer”. Në orët e para të mëngjesit, videoja ishte bërë shumë virale në rrjet.
Në orën 4 të mëngjesit, Cabot tha se burri i saj i dërgoi një pamje të ekranit të klipit me mesazhin: “Mendoj se duhet ta dish se kjo është gjithandej”.
Cabot kujtoi se reagimi në rrjet ishte shumë negativ në lidhje me të:
“U bëra një meme, isha menaxherja më e shpifur e Burimeve Njerëzore në historinë e Burimeve Njerëzore”.
Cabot vazhdoi të zbulonte se si pasojat arritën shpejt në familjen e saj.
“Vajza ime shpërtheu në lot”, tha ajo, duke kujtuar se u kishte thënë fëmijëve të saj. ndërkohë djali ishte përpjekur që ta siguronte atë që “ndoshta do të zhdukej” por “nuk ndodhi”.
Ndërkohë “Astronomer” nisi një hetim të brendshëm, me Byron që dha dorëheqjen brenda pak ditësh.
Kompania më vonë tha se nuk gjeti prova për një aferë, por tha se standardet e lidershipit nuk ishin përmbushur.
Cabot dha dorëheqjen menjëherë pas kësaj, duke thënë: “Kishte shumë zhurmë përreth meje që nuk merrte përgjegjësi, por ajo që ndodhi në të vërtetë është se bordi tha, ‘Ju lutem qëndroni’, dhe unë thashë, ‘Si?’”.
Pas largimit nga “Astronomer”, ajo ka patur vështirësi në gjetjen e punës dhe shpeshherë ka dëgjuar duke i thënë se është “e papunë”.
Tashmë ajo ka punësuar një këshilltar komunikimi dhe thotë se po flet hapur për të nxjerrë në pah dëmin e shkaktuar nga turpërimi në internet.

