75 Mall Live Search
17:06 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Çfarë i tha presidenti kinez Vuçiqit për Kosovën?

Pozicioni i Kinës në raport me Kosovën mbetet i pa ndryshueshëm. Ata do të vazhdojnë të përkrahin Serbinë.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq u taku në Pekin me homologun e tij kinez, Xi Jinping dhe zhvilluan një bisedë disa orësh të mbyllur për media. Vuçiq pas takimit u prononcua për gazetarët serb se Kina vazhdon ta përkrah Serbinë fuqishëm kur vjen problemi i Kosovës.

“Kina ka një pozicionim të qartë sa i përket Kosovës, sepse ata respektojnë Serbinë.”, u shprehë presidenti serb.

Tutje, Vuçiq tha se Serbia e përkrah Kinën kur është në pyetje problemi i Tajvanit./Indeksonline/