75 Mall Live Search
21:08 / E Shtunë, 15 Mars 2025 / G T

Çfarë ishte kjo Ernest? Futbollisti shqiptar humbi një shans të artë në Turqi, deshti të shënonte me gjoks

Skuadra e Besiktasit ka pësuar humbje ndaj Konyasporit me shifrat minimale 1:0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Turqisë.

Edhe pse skuadra ku luajnë dy shqiptarë, si Ernest Muçi dhe Milot Rashica ishte me dy lojtarë më shumë në fushë, nuk arriti ta barazonte rezultatin, shkruan Indeksonline

Dhe ndoshta fajtori kryesor për këtë ishte mesfushori “kuqezi”, Ernest Muçi. Në minutën e 78’të, pas një krosimi në zonë, topi shkoi te lojtari shqiptar, e detyra e tij ishte vetëm ta çonte topin në rrjetë.

Muçi zgjodhi mënyrën e gabuar për të shënuar. Ai tentoi të realizonte me gjoks dhe kështu topi shkoi në duart e portierit të Konyas.

Kujtojmë që Muçi nuk është ftuar nga trajneri Sylvinho për ndeshjet e muajit mars ndaj Anglisë dhe Andorrës./Indeksonline/