Çfarë ishte shërbimi G2, pjesë e të cilës tha se ishte Aida Dërguti
Aida Dërguti ka thënë sot në Parlament se nuk ka qenë pjesë e SHIK, ashtu siç pretendonte Glafuk Konjufca, por se ishte pjesë e shërbimit G2.
Këtë punë, deputetja e Partisë Socialdemokrate ka thënë se e ka kryer gjatë muajve korrik-gusht dhe misioni i saj ka qenë verifikimi i personave që pretendonin se ishin në UÇK.
Por, çka ishte në të vërtetë shërbimi G2?
G2 është shërbim ushtarak që është sinonimi i drejtorive të inteligjencës brenda ushtrive në shumë vende të botës. Në UÇK, ky shërbim është quajtur si kundërzbulues.
“Detyra ime ka qenë verifikimi i personave që pretendonin se ishin në UÇK.
Meqë nuk kisha shërbyer në Zonën e Llapit mua më është dukur vetja që s’po muj me dhënë kontribuues. Kam qenë pjesë e G2 Korrik-Gusht dhe prej aty kam dal.
E vërteta është se SHIK-u është themeluar nga fundi i tetorit, pas transformimit të UCK-së.
Unë nuk e di a ka qenë Glauku apo s’ka qenë” ka thënë Aida Dërguti./Indeksonline/3

