10:32 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / B O

Çfarë ka bërë Arben Vitia? Na tregon Xhelal Sveçla

Xhelal Sveçla nuk e ka nisur sot ditën me informacione nga Veriu.

Ministri i Brendshëm i ka dalur në mbrojtje kolegut nga Vetëvendosja, ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Me një status në Facebook, Sveçla ka thënë se vaksinimi në Kosovë është më mirë se në shtetet e rajonit, duke i lënë meritat Arben Vitisë.

“Çfarë ka bërë Arben Vitia:
Në raport me popullatën vaksinimi në Kosovë është:

  • 7 herë më tepër se në Kroaci,
  • 4 herë më tepër se në Shqipëri,
  • 3 herë më tepër se në Serbi,
  • 2.8 herë më tepër se në Mali të Zi,
  • 2.3 herë më tepër se në Maqedoninë Veriore dhe
  • 1.5 herë më tepër se në Slloveni.
    Mos të harrojmë që në Kosovë vaksinohemi vetëm me vaksinat e aprovuara si AstraZeneca dhe Pfizer” shkruan Sveçla në reagim./Indeksonline/